Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë për furnizim me gaz nga më shumë burime.
Ai ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të madhe sepse hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë.
Bekteshi shton se marrëveshja rregullon rritjen e presionit në stacionin e kompresorit.
“Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz nga më shumë burime nëpërmjet Bullgarisë Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të madhe sepse hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë. Marrëveshja rregullon rritjen e presionit në stacionin e kompresorit. Marrëveshje do të zbatohet nga 01.01.2023”, ka shkruar Bekteshi.