LajmeRajon

Nga nesër qortime, nga 21 nëntori dënime

Nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë, do t’iu shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve. Ndërsa nga 21 nëntor deri më 21 janar, do t’iu shqiptohen gjoba.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gati për zbatimin e vendimit për targat ilegale.

“Referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me Nr. 05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka publikuar edhe fletëqortimin zyrtar “Qortim”, i cili do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button