Në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, prej disa muajsh ka pasur mungesë të terapive kundër kancerit të gjirit, duke shtuar kështu dyshimet e organeve hetuese se ka keqpërdorime. Edhe pse buxheti i planifikuar vjetor iu është ndarë me kohë, Fondi për Sigurim Shëndetësor iu ka miratuar edhe një buxhet shtesë rreth 5,5 milion euro për tender të ri të barnave biologjike. Pasi terapitë u furnizuan me nevojat e duhura, korridoret e spitaleve të Klinikës Onkologjike janë mbushur plot e plotë me pacientë.
Pacientët janë ankuar se në periudhën që nuk kanë marrë terapitë e rregullta nga klinika kanë pasur vështirësi shëndetësore. Disa prej tyre janë shprehur se kanë qenë të detyruar të blejnë në barnatore private,ndërkohë ka patur dhe një pjesë që nuk ka mundur dot që ti sigurojnë ato për shkak të mungesës së buxhetit.
Sipas të dhënave zyrtare, prej 856 milionë denarë (monedha vendase)të buxhetit vjetor të Klinikës së Onkologjisë, gati gjysma apo ndryshe, 406 milionë denarë (monedha vendase) shpenzohen vetëm për terapitë biologjike që spitali i blenë me tenderë. Në mënyrë plotësuese edhe 220 milionë denarë (monedha vendase) në vit klinika shpenzon për terapitë nga lista pozitive. Me gjithë këto para nga drejtoria kërkojnë rritje të buxhetit të përgjithshëm për 40% nga që nuk ju dalin.