Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon për ndërprerjen e sotme të punës së kolegut Nevrij Ademi nga portali “Tetova Sot”, të cilit një person i panjohur i kishte marrë pajisjet dhe me dhunë është larguar nga objekti i shkolles së mesme në Tetovë.
Sipas deklaratave të kolegut Ademi, sot në ambientet e shkollës së mesme “7 Marsi” në Tetovë, derisa ishte në pritje për të regjistruar një raport me drejtorin e kësaj shkolle, një person i panjohur ia ka marrë celularin dhe i ka shtyrë mikrofonin. Menjëherë pas kësaj, i njëjti person, duke përdorur një gjuhë të vrazhdë, ka tentuar ta shtyjë gazetaren jashtë në oborrin e shkollës.
“Një person doli nga zyra e drejtorit të shkollës dhe më tha se drejtori nuk ishte në punë dhe se ishte shumë i zënë me obligime. I premtova se do ta prisja këtu dhe në atë moment personi më kapi për dorë për të më përzënë, i thashë të mos më prekte. Ai vazhdoi të më përzinte nga shkolla dhe më mori telefonin dhe mikrofonin nga dora”, tha Ademi.
Rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa SHGM-ja do të ndjekë hetimet dhe do të insistojë në përgjegjësinë e personit që e ka penguar gazetarin Ademi të bëjë punën e tij. Kjo është ngjarja e dytë që ndodhi këtë vit me gazetarin Nevrij Ademi, në ngjarjen e parë fatkeqe është ndjekur nga një person me sëpatë nga një vend ku edhe po filmonte një reportazh, për të cilin sulmuesi u procedua dhe më pas u dënua.