LajmeMaqedoni

11 vite për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Sa do zgjasë “Rruga e Arbrit”?

Qytetarët e disa vendeve të rajonit presin me dekada të përjetojnë përfitimet e lidhjes më të shpejtë që sjellin autostradat dhe korridoret moderne. Pavarësisht nëse janë seksione në një vend ose të tilla që ofrojnë lidhje ndër-shtetërore.

Arsyet e zgjatjes së përfundimit të tyre herë janë objektive dhe herë subjektive. Terrene të paarritshme, male, tunele, trase të dështuara, lëshime financiare, mangësi teknike…. Në vazhdim bëjmë një vlerësim të disa autostradave kryesore në Ballkan, shkruan TRT, përcjell agjencia e lajmeve INA.

11 vite për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Autostrada Kërçovë-Ohër në Maqedoninë e Veriut është një nga rrugët që po ndërtohet për më shumë kohë. Kritikët thonë se nëse do të ndërtoheshin dy kilometra autostradë në vit që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991 e deri më sot, autostrada Kërçovë-Ohër do të ishte gati deri më tani. Sipas dokumentacionit, ajo duhet të jetë me një gjatësi prej 57 kilometrash dhe nëse realizohen njoftimet e fundit, i gjithë projekti për autostradën do të zgjasë nga nëntë deri në 11 vite.

Duke marrë parasysh distancën mes dy qyteteve që duhet të lidhen dhe kohën e përfundimit të punimeve kjo është një lloj kurioziteti.

Ndërtimi filloi në vitin 2014 dhe ishte planifikuar të siguronte një lidhje më efikase me qendrën kryesore turistike në Maqedoninë e Veriut. Parashikimet fillestare ishin se do të ishte gati në vitin 2018, por u konstatuan lëshime në trase dhe afati i ndërtimit u shty deri në qershor të vitit 2021. Projeksionet e fundit të qeverisë thonë se autostrada duhet të jetë gati në vitin 2023. Aneksi i fundit i kontratës për ndërtim, të cilit i referohet ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, ka si afat të fundit vitin 2025.

Nga ana tjetër, autostrada Demir Kapija-Smokvica me një gjatë prej 28 kilometrash, e cila është pjesë e Korridorit 10, është në ndërtim e sipër tashmë gjashtë vite.

“Rruga e Arbrit” para përfundimit në Shqipëri

Autostrada “Rruga e Arbrit” është planifikuar të sigurojë një lidhje midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatësia totale e autostradës do të jetë 72 kilometra. Ajo do të shkurtojë distancës midis Tiranës (Shqipëri) dhe Dibrës (Maqedoni e Veriut) për 100 kilometra.

Duke marrë parasysh terrenin e ndjeshëm për punime në pjesën e Shqipërisë përmes zonave malore me gjashtë tunele dhe katër ura, fakti që ndërtimi i autostradës ka nisur në vitin 2017 ndoshta nuk duket aq i tmerrshëm pasi pjesa në këtë vend është planifikuar të përfundojë në vitin 2022.

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë projeksion se kur do të fillojnë aktivitetet për përfundimin e kësaj rruge. Vetëm kur të përfundojë edhe ajo pjesë mund të thuhet se autostrada e ka arritur plotësisht qëllimin e saj.(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button