Në prag të ndryshimeve kushtetuese, Lëvizja BESA ju bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare shqiptare që të unifikojnë qëndrimet e tyre dhe bashkërisht të kërkojnë heqjen e termit 20 për qind dhe i njëjti të zëvendësohet me gjuha shqipe, shkruan Alsat.
“Në frymën e interesit mbi partiak dhe duke u nisur nga fakti se të gjitha partitë politike parlamentare shqiptare janë nënshkruese të deklaratës së përbashkët politike si dhe mekanizmit politik për unifikim të qëndrimeve që është tryeza e partive politike, sot në emër të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami u dërgojmë ftesë të gjitha partive politike shqiptare për një takim të përbashkët ku do të diskutohet avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në këtë takim do të diskutohet dhe ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët rreth ndryshimeve kushtetuese që do të duhet të ndodhin shumë shpejt dhe si ndërmarrja e hapave konkret se si të heqim termin nënçmues 20 për qind dhe të njëjtin ta zëvendësojmë me termin gjuha shqipe.”, tha Arianit Hoxha, zëvendëskryetar i lëvizjes BESA. Të heqim dorë nga bajraktarizmat dhe të bëjmë krenar çdo shqiptarë në RMV”, deklaroi Arianit Hoxha, zëvendëskryetar i Lëvizjes BESA. /Alsat.mk