LajmeSport

Ukraina këmbëngul që FIFA të përjashtojë Iranin nga “Katar 2022”

Federata e futbollit ukrainas, në një letër drejtuar FIFA-s, ka kërkuar përjashtimin e Iranit dhe praninë e ekipit të tyre në Katar. Për rreth 20 ditë do të startojë Kupa e Botës, me 32 ekipe të cilat kanë bërë gati valixhet për të udhëtuar në Lindjen e Mesme, megjithatë thashethemet e ditëve të fundit thonë se Ukraina kërkon përjashtimin e Iranit nga ky kompeticion dhe praninë e tyre.

Siç bën të ditur federata ukrainase, i ka dërguar ditën e djeshme një letër FIFA-s duke kërkuar dënimin e Iranit, i cili akuzohet se ka furnizuar dhe vazhdon të furnizojë Rusinë me armë që po i përdor për të pushtuar Ukrainën. Në fakt, në fillim të letrës, ukrainasit ngrenë çështjen e shkeljeve të të drejtave të njëriut.

Show More

Related Articles

Back to top button