LajmeRajon

Publikohen rezultatet, mbi 120 mijë shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Të martën janë publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë ë Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në këto tri Komuna kalon shifrën mbi 120 mijë.

Në Preshevë dhe Bujanoc shumica e banorëve janë të kombësisë shqiptare, përderisa në Medvegjë ka më shumë serbë.

“Nga rezultatet preliminare që kemi siguruar mëngjesin e sotëm, Bujanoci numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri, Presheva ka 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri.Këto shifra tregojnë se komuna e Bujanocit është komunë në rritje, ku në krahasim me regjistrimin e fundit të rregulltë në vitin 2001, ku komuna jonë ka pasur gjithsej 43.302, sot është rritur për më shumë se 11.000 banorë”, shkroi Arifi.

Sipas Arifit, rezultatet tregojnë një rritje të numrit të popullsisë shqiptare në komunën që udhëheq ai.

“Vendimi për të dalë në këtë regjistrim nuk ishte i lehtë, pas bojkotit të vitit 2011, por në fund doli të jetë i drejtë. I drejtë, sepse demantuam shifrat e regjistrimit 2011, ku shqiptarët llogariteshin rreth 5.800 shqiptarë në gjithë Serbinë. Tanimë duket qartë se numri i shqiptarëve është rreth 100.000”, vijon ndër të tjera postimi i tij.

Show More

Related Articles

Back to top button