GostivarLajmeMaqedoni

“Rusino”, zyrtarëve lokal dhe shtetëror u pëlqen mirëmbajtja/ Nuk i shlyejnë detyrimet në kohë

Me vendosjen e rendit, deponia rajonale “Rusino” për më pak se një vit, ka marrë pamje të re. Punimet e zhvilluar atje i kanë parë nga afër kryetarët e komunave të Pllogut, ambasadorja zvicerane Veronik Ulman Marti dhe ministri i ambientit jetësorë, Naser Nuredini.

Ky i fundit tha se kjo deponi është e përkohshme dhe pas kësaj faze, gjegjësisht në fazën e dytë e cila parasheh mbylljen e “Rusinos” do të duhen 20 milionë euro. Ai tha se këto para do të sigurohen përmes një huamarrje nga BERZH, por paraprkisht deputetët duhet të kalojnë propozim-ligjin për këto para i cili ndodhet në Kuvend për 15 muaj.

Ambasadorja zvicerane Veronik Ulman Marti, vendi i së cilës ka ndarë 1,9 milionë franga zvicerane për mirëmbajtjen në këtë fazë të “Rusinos”, u shpreh e kënaqur me punët e zhivlluara deri më tani. Rregullimi dhe mirëmbajtja e deponisë bëhet nga ndërmarrja e re publike “Rusino/Pollog” e themeluar nga nëntë komunat e rajonit të Pollogut.

Drejtori i saj Besim Dogani tha se komunat vazhdojnë t’i kenë borxh ndërmarrje. Aktaulisht borxhi është shtatë milionë denarë, ndërsa rreth gjysmën e tij e kanë komuna e Tetovës dhe Gostivarit.

Dogani tha se bllokimi për hedhje të mbeturinave për komunat që nuk e paguajnë borxhin, do të duhet të vendosin vetë ata. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se së shpejti do të shlyhet borxhi ndaj ndërmarrjes.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se sapo të zhbllokohet llogaria komunale, do ta shluejnë borxhin ndaj ndërmarrjes “Rusino/Pollog”.

Ndryshe, për mirëmbajtjen e deponisë rajonale “Rusino” duhen rreth 30 mijë euro në muaj. Paratë grumbullohen nga faturimi për mbeturinat e hedhura aty. Me themelimin e ndërmarrjes publike për menaxhim të mbeturinave “Rusino/Pollog”, çdo automjet që bartë mbeturina, para deponimit të tyre paraqitet, regjistrohet, matet sasia e mbeturinave dhe pastaj mund të hidhen mbetjet, qofshin ato mbetje komunale të nëntë komunave të Pollogut apo nga persona fizik.

Show More

Related Articles

Back to top button