Një histori e tmerrshme është bërë sot publike nga mediat greke. Një histori ku në fokus është abuzimi me fëmijët nga vetë prindërit.
Ngjarja e rëndë është shënuar në Petralonë të Greqisë disa vite më parë, ku babai abuzonte seksualisht me 4 fëmijët e tij tre vëllezër edhe një motër.
Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është se në dijeni të përdhunimit të fëmijëve ishte edhe nëna, e cila shpesh filmonte këto momente monstruoze ku bashkëshorti i saj shfrynte epshin ndaj të vegjëlve.
Në vitin 2017-të tre vëllezërit dhe motra e tyre morën guximin fillimisht ta raportonin këtë ngjarje të rëndë tek mësuesja e tyre dhe më pas të bënin denoncimin në polici.
Avokatja e fëmijëve Dimitra Plastira ka treguar për mediat se sot fëmijët të cilët janë adoleshentët kanë treguar se gjatë kohës që ishin ende të mitur abuzoheshin sistematikish nga babai. Madje në një rast kur djali më i madh i familjes i cili sot është 17-vjeç në atë kohë ishte vetëm 7 vjeç, në momentin që po abuzohej seksualisht nga babai është filmuar nga nëna e tij, e cila në vend që të merrte në mbrojtje të vegjlit e saj shijonte dhe kënaqej me dhunën çnjerëzore të të shoqit.
“Ankesa e parë është bërë në vitin 2017 në prokurorinë për të mitur. Hera e parë që fëmijët janë thirrur për të dëshmuar ka qenë në vitin 2018. Sot jemi në vitin 2022 dhe çështja për akuzat ndaj babait është ende në fazën e dhënies së dekretit. Dhe këta fëmijë që janë ende të mitur janë nën kujdesin prindëror të prindërve të tyre të dyshuar përdhunues”, thotë avokatja e fëmijëve.
Sipas asaj që ka denoncuar 17-vjeçari, jo vetëm është dhunuar nga i ati , xhaxhai dhe një mori personash të tjerë nga rrethina e babait, por është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga nëna. Në fakt, siç ka raportuar 17-vjeçari, ai e konsideron nënën bashkëpunëtore.
“Gjithmonë sipas ankesave, gjatë të ashtuquajturave festa të organizuara nga babai me dajën së bashku me të huaj të tjerë dhe miq grekë të babait, ata e kishin filmuar 17-vjeçarin gjatë përdhunimit të tij. Dua të them gjithashtu se fëmijët kanë denoncuar se në vendet ku janë dhunuar kanë parë fëmijë të tjerë të dhunohen gjatë përdhunimeve të tyre”, përfundoi avokatja , Dimitra Plastira.