LajmeMaqedoni

Vëllai sulmon fizikisht të motrën, policia punon në zbardhjen e rastit

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton për një zënke familjare, me çrrastë një 57 vjeçar ka sulmuar fizikisht të motrën e tij. Pas denoncimit të rastit nga kjo e fundit, policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

“Pesëdhjetë e shtatë vjeçarja nga Tetova, në SPB Tetovë, mbrëmë (01-nëntor) në ora 01:40 ka raportuar se në shtëpinë e tyre të përbashkët në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj 56 vjeçar E.R. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button