Hedhja e mbeturinave është ndër problemet kryesore në Tetovën e Bilall Kasamit.
Jo vetëm që shkaktojnë papastërti, hedhja e mbeturinave dhe mbetjeve e mobiljeve nga shtëpitë kanë filluar të rezikojnë edhe banorët.
Kësisoi Zjarrfikësit e Tetovës kanë intervenuar mbrëmë rreth orës 18:00 në zjarrin që ka rënë në orenditë e mbetura para një kontejneri, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe murin e objektit në rrugën “Strasho Pindzur” afër kompleksit tregtar.
Kishte lënë një shtrat dhe elementë të kuzhinës dhe lloje të tjera mobiljesh. Para orës 18:00 diku ka rënë zjarr, me shumë gjasa i kanë vënë zjarrin qëllimisht mbetjeve të orendive. Në një moment zjarri ka qenë aq i fortë sa ka përfshirë kontejnerin dhe murin e ndërtesës. Mund të ishte një zjarr edhe më i rrezikshëm, kudo ka kabllo dhe instalime. Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë, njoftuan qiramarrësit e pallatit në rrugën “Strasho Pindzur”. Gjithashtu është thirrur policia për të hetuar zjarrin.
Por për këtë rast dhe për shumë raste të tjera nuk ka reagim nga ana e kreut të Komunës, Bilall Kasami.