MPB informon se me datën 01.10.2022, Njësiti për trafikim ilegal të drogave në koordinim me SPB Veles dhe Drejtorinë doganore, ka ndërprerë transportin ndërkombëtar të drogave narkotike dhe ka sekuestruar rreth 67 kilogramë marijuanë, me vlerë rreth 250.000 euro.
Pas marrjes së informacionit për transport të mundshëm të lëndëve narkotike, Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës ka ndërmarrë masa intensive për këqyrje dhe analiza, gjatë të cilave është marrë informacion dhe është marrë identiteti i personit të përfshirë në transport.
“Menjëherë pas kësaj janë koordinuar zyrtarë policorë nga Sektori për drogë në SPB Veles dhe rreth orës 15:30 në pikën pagesore Otovicë në drejtim të Shkupit kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.J. (46) nga Shkupi. Nën dyshimin se automjeti po transportonte lëndë narkotike, është transportuar në pikën kufitare Bllacë, ku ekipi i doganës lëvizëse dhe me përdorimin e qenit zyrtar të doganës ka kryer kontroll të detajuar dhe ka zbuluar një bunker të posaçëm hapësinor në dysheme të automjetit, duke përfshirë edhe dyshemenë e bagazhit, si dhe vetë rezervuarin e automjetit, të cilat ishin të mbushura me disa pako marijuanë në masën rreth 67 kilogramë”.
“Personi për kompensim prej 2500 eurove është dashur ta transportojë drogën nga Republika e Shqipërisë në vendin tonë, deri në Turqi si destinacion përfundimtar. Sot (02.11.2022) SPB Veles do të bëjë kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal dhe personi do të sillet para gjykatësit për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Veles”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/