LajmeMaqedoni

Mickoski bëhet pishman për heqjen e “20%”-shit: Është hap i gabuar!

Kryetari i OBRM-PDUKM-së derisa komentoi çështjen heqjes e 20 përqindëshit nga kushtetuta dhe zëvendësimin e saj me “gjuha shqipe”, deklaroi se është një hap i gabuar dhe paraqet rrënim të karakterit unitar të Maqedonisë.

Ai tha se paralajmërimi i politikanëve shqiptarë për federalizimin e shtetit janë të rrezikshme, duke shtuar se “Ballkanit nuk i duhet një Bosnjë tjetër”.

“Më e tmerrshme ishte ajo që e thanë si sqarim, përfaqësuesit dhe liderët e partive shqiptare e ajo është formimi i parlamentit dy-dhomësh që nënkuptonte de fakto dhe de jure federalizim, dhe mendoj se ky është një hap shumë shumë i gabuar, gjegjësisht rrënim i karakterit unitar të Maqedonisë, sepse mendoj se as Evropës e as Botës nuk i nevojitet dhe një Bosnjë tjetër në Ballkan, edhe një shtet jo-funksional”.

“Në jemi kundër dhe kemi thënë se kjo është vija e kuqe të cilën jemi në gatshëm që ta mbrojmë me të gjitha mjetet dhe mekanizmat që kemi në dispozicion si parti politike”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, Lëvizja Besa i ka ftuar në takim partitë tjera parlamentare shqiptare, për të koordinuar aktivitetet politike në prag të ndryshimeve kushtetuese që Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë, për të vazhduar negociatat me BE-në./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button