LajmeMaqedoni

Miratohen ndryshimet në ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural

Me 90 vota “pro”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi sot në seancën e 64-të e miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural me procedurë të shkurtuar. Propozues të ligjit janë një grup deputetësh nga shumica në pushtet.

Deputetja Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE tha se nuk zbatohet dhe respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se seancat e sotme të Kuvendit janë caktuar në distancë prej dhjetë minutash, që do të thotë, siç tha ajo, se nuk do të ketë koha për çdo fjalim pas çdo pike, pse një fjalim zgjat 10 minuta. Ajo shtoi se në Kuvend nuk mundësohet dhe nuk ka debat të hapur dhe nuk lihet hapësirë ​​për përgatitjen e deputetëve.

Show More

Related Articles

Back to top button