LajmeMaqedoni

Naceva-Fustiq është drejtoreshë e re e Klinikës së fëmijëve, kurse Klisarova e Onkologjisë

Pas dorëheqjes së djeshme të drejtorëve të dy klinikave universitare – Klinikës për sëmundje të fëmijëve dhe Klinikës së radioterapisë dhe onkologjisë, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, sot janë emëruar drejtorë të rinj, transmeton Portalb.mk.

Siç mëson “Fokus”, drejtoreshë e re e Klinikës së fëmijëve është emëruar doktoresha Stojka Naceva Fushtiq, ndërsa në Klinikën e onkologjisë është doktoresha Violeta Klisarova.

Dorëheqjet nga ana tjetë dje i dorëzuan drejtoresha e Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve, prof. Aspazija Sofianova dhe drejtori i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, Dr. Nikolla Vasev.

Raportohet që Drejtori Organizativ i Klinikës për fëmijë shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike.

Show More

Related Articles

Back to top button