Banorët e fshatit Brezë janë në ankth dhe të shqetësuar nga forcat e shumta policore që kanë rrethuar fshatin.
Ata njoftuan agjencinë e lajmeve INA se rreth 150 pjesëtarë janë edhe të forcave speciale policore.
Pretendimet e policisë janë se po zhvillojnë një aksion kundër vjedhësve të drunjve, por banorët që jetojnë atje janë tmerruar nga numrin i madh policeve dhe se ndjehen nën rrethim.
Ndërkohë, ata njoftojnë se janë arrestuar disa persona që po transportonin drunjtë.
Mësohet se ata tani po mbahen në paraburgim në stacionin policor të Butelit.
Banorët e Brezës bëjnë apel që policia të ketë kujdes dhe të mos traumatizojne familjet e tyre.
Gjithashtu kërkohet që të mundësohet lëvizja e lirë e tyre (INA)