GostivarLajme

Forumi: Gratë sipërmarrëse kanë nevojë për mbështetje nga komuniteti lokal

Sipërmarrja e grave ka nevojë për mbështetje nga komunitetet lokale në mënyrë që të mbijetojë dhe të zhvillohet. Ajo përballet me shumë mundësi dhe sfida. Kjo u theksua në forumin e sotëm “Gratë në Pollog mund të hapin biznes” organizuar nga Platforma Kombëtare për Sipërmarrjen e Grave në Gostivar. Kryetarja e Shoqatës së Grave Afariste të Maqedonisë dhe kryetarja e Platformës Kombëtare për Ndërmarrësi të Grave, Valentina Disoska, tha se në vitet e fundit shifrat tregojnë më shumë mbyllje sesa hapje të kompanive që drejtohen nga gratë.

“Kemi kërkuar informacionet nga Regjistri Qendror dhe numrat nga viti 2019 deri në vitin 2021 thonë se numër i madh i kompanive që janë themeluar nga gratë, më shumë mbyllen se sa hapen. Në vitin 2019 kemi pasur mbi 1000 kompani, në vitin 2020 diçka më pak se 1000 kompani dhe në vitin 2021 diku mbi 500 kompani. Kjo nënkuptoin se shkojmë poshtë dhe në vend që të hapim, më shumë mbyllim kompani dhe kjo sigurisht vjen edhe si pasojë e krizave që kemi pasur tani, por kjo nuk duhet të nënkuptrojë se ne nuk duhet të punojmë”.

Sipërmarrësja gostivarase Safija Selimi, e cila ka rreth dy dekada që ka biznesin e saj , akademinë “Tesa”, thotë se e ka pasur shumë të vështirë zhvillimin e karrierës fillimisht nga paragjykimet, pastaj edhe nga barrierat të tjera. Megjithatë, ajo thekson se gruaja ashtu siç di të jetë një bashkëshorte e mirë, nënë e mirë, po aq mund të jetë e mirë edhe në biznes.

Në forum morën pjesë gra sipërmarrëse nga rajoni i Pollogut, profesoresha dhe aktiviste lokale dhe përfaqsues të pushtetit lokal. Organizimi u mundësua në bashkëpunim me Platformën Kombëtare për Sipërmarrjen e Grave, ndërsa si projekt implementohet nga disa OJQ me financim nga BE. Ndryshe, në RMV vetëm 30 përqind e biznesve udhëhiqen nga gjinia femërore, ku edhe në ato biznese më shumë puonjës ka nga gjinia mashkullore.

Show More

Related Articles

Back to top button