GostivarLajme

Nxënësit e SH. F “Mehmet Deralla” nga Gradeci fitues të garave ndërkomunale në futboll

Nxënësit e shkollës fillore “Mehmet Deralla” nga fshati Gradec kanë dalë fitues në garat ndërkomunale në futboll. Si fitues të garave komunale në Vrapçisht, ata u përballën me fituesit e Gostivarit, gjegjësisht nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali”. Fitorja me rezultat 5:2, e çon shkollën e “Mehmet Derallës” në garat zonale, ku do të përballet me shkollat nga qyteti i Tetovës dhe Dibrës. Burim Beshiri, kryetar i Lidhjes së Sportit Shkollor në Gostivar, tha se fituesi i garave zonale pastaj shkon në ato rajonale.

Beshiri tha se futbollin si sport e pret një e ardhme e mirë në Gostivar dhe Vrapçisht, pasi ka shumë talentë të rinj të cilët që tani janë pjesë e ndonjë skuadre futbollistike vendore.

Garat ndërkomunale në futboll për nxënësit e shkollave fillore organizohen nga Lidhja e Sportit Shkollor në kuadër të Federatës së sportit shkollor republikan.

Show More

Related Articles

Back to top button