LajmeSport

Lionel Mesi “kërcënon” Kristiano Ronaldon në Champions

Lionel Mesi ka 2 asistime më pak se Kristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen e djeshme të javës së 6-të të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve mes PSG -së dhe Juventusit (2:1), sulmuesi argjentinas i bëri një asist Kylian Mbappe.

Tani Messi ka 40 asistime në Ligën e Kampionëve, duke qëndruar në vendin e dytë në historikun e këtij kompeticioni. Ronaldo vazhdon të jetë në epërsi me 42 asistime. Megjithatë, këtë sezon, sulmuesi i Man. Junajted, nuk do të jetë në gjendje të përmirësojë statistikat e tij, pasi luan në Liga Europa.

Anësori i Juventusit, Anhel Di Maria është i treti me 38 asistime. I katërti është sulmuesi i Paris Sen Zhermenit, Nejmar, me 33 asiste në Ligën e Kampionëve.

Show More

Related Articles

Back to top button