LajmeMaqedoni

Petrovska: Sivjet 106 milionë dollarë nga SHBA, 10 milionë euro nga BE për modernizimin e Armatës

“Një nga përfitimet e procesit të integrimeve evropiane është hapja e fondeve të reja në fushën e mbrojtjes”, tha ministrja Petrovska në paraqitjen e sotme në “Studio 10” në TV24, duke theksuar se 10 milionë euro nga Fondi Evropian për Paqe janë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes për blerje të llojeve të ndryshme të pajisjeve.

Në kontekst të mbështetjes aleate nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Petrovska informoi për shumën totale që Maqedonia e Veriut ka marrë këtë vit nga Shtetet e Bashkuara për procesin e pajisjes dhe modernizimit të Armatës.

“E shihni për sa kohë të shkurtër, sa vlerësohemi nga partnerët tanë strategjikë, SHBA-të në më pak se 10 muaj morën vendim për burime financiare prej 106 milionë dollarësh, mbështetje për procesin e modernizimit të ushtrisë”, theksoi ministrja Petrovska, duke sqaruar se nuk është fjala për ndonjë hua apo kredi që do të duhet ta kthejmë.

Këto fonde do të forcojnë më tej kapacitetin e Armatës për modernizim – një proces për të cilin është caktuar më shumë se 30% e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2023.

SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut në qershor zhvilluan dialogun e parë strategjik, në të cilin u konfirmua mbështetje financiare shtesë nga SHBA-ja në vlerë prej 40 milionë dollarësh për modernizimin e ushtrisë maqedonase. Të dyja vendet u angazhuan për një bashkëpunim më të madh në mbrojtje dhe intensifikimin e stërvitjeve dhe trajnimeve  të përbashkëta.

Me fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë ngritur në një nivel të ri më të lartë në emër të thellimit të partneritetit strategjik.\Portalb.mk\

Show More

Related Articles

Back to top button