LajmeRajon

Pas reagimit të Ramës/ Britanikët zbusin tonet: Falenderojmë qeverinë shqiptare për bashkëpunimin

Pas reagimeve të forta të kryeministrit Rama për çështjen e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar, britanikët kanë zbutur tonet.

Ditën e sotme, zëdhënësja e kryeministrit britanik të sapozgjedhur, Rishi Sunak, është shprehur se midis dy vendeve ka një marrëdhënie të fortë.

Mediat britanike shkruajnë se zëdhënësja e Sunak ka falenderuar partnerët shqiptarë për bashkëpunimin për emigrantët.

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta,” u tha zëdhënësja gazetarëve.

“Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë.”

Edi Rama kritikoi të enjten, sipas tij, komentet nënçmuese të ministrave britanikë për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, duke thënë se Britania po shënjestronte në mënyrë të padrejtë shqiptarët “si shkaku i krimit të saj dhe problemeve kufitare”.

Show More

Related Articles

Back to top button