Sipas La Gazzetta dello Sport, RedBird Capital Partners mund të njoftojë blerjen e Milanit sot pasi Gerry Cardinale është në Milano për të vënë në letër marrëveshjen me Elliott.
Të dy palët besohet se kanë shtrënguar duart për një marrëveshje prej 1.3 miliardë euro që do të shohë pronarët aktualë të Milanit, Elliott, t’i shesin kampionët e Serisë A te RedBird Capital Partners, të cilët, ndër të tjera, janë aksionerët pakicë te Liverpooli.
Cardinale, Drejtori Menaxhues i fondit amerikan, ndodhet tashmë në Milano dhe sot duhet të nënshkruajë një marrëveshje paraprake. Sipas La Gazzetta dello Sport, mund të ketë edhe një njoftim zyrtar.