LajmeRajon

“Brnabiç në Berlin, e njohu Kosovën”

Ana Brnabiç publikisht njohu Kosovën në Berlin dhe për këtë duhet të ndiqet penalisht, deklaroi lideri i së djathtës ekstreme “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviç.

“Dveri”, e cila argumentoi se fakti se në kuadër të Procesit të Berlinit gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshje të përbashkëta, nënkupton se Serbia e njohu pavarësinë e Kosovës.

Andaj edhe marrëveshjet e konkluaduara në Berlin, Obradoviç i sheh në kundërshti me interesat kombëtare serbe dhe njohje të vetëkuptueshme të pavarësisë së Kosovës.

Nacionalisti serb, Boshko Odraboviç, vlerësoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç “shmangu pjesëmarrjen e tij në Berlin” duke e dërguar Ana Brnabiç’in “të nënshkruajë marrëveshje skandaloze dhe tradhtare”, përcjell Reporteri.net.

“A do të vazhdojë Ana Brnabiç në këto shtigje të Berlinit dhe të shërbejë për të vënë firmën në njohjen definitive të Kosovës sipas planit franko-gjerman dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse bazuar në presionin e Brukselit, derisa Presidenti i Republikës, i cili për të tretën herë e nominon atë për shefe të qeverisë, do të skejohet për t’ia vënë fajin dikujt tjetër”, pyeti ai.

Edhe të enjten dy partitë parlamentare serbe të ekstremit të djathtë, “Dveri” dhe “Zavetnici” kanë dalur kundër marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, ngase, siç thanë ata, fakti që janë gjashtë shtete nënshkruese të Ballkanit Perëndimor, do të thotë se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Nënshkrimin e vendosur në marrëveshje nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, këto dy parti e quajtën vetëm se edhe një hap më tutje në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button