Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zeqiri, do të ulet në bankln e të akuzuarit më 15 dhjetor, kur është caktuar seanca e parë, pas akuzës së ngritur ndaj tij për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, transmeton Poralb.mk.
Gjykimin do ta udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva – Mihailovska. E njëjta gjykatëse aktualisht po gjykon edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski.
Sipas aktakuzës, Zeqiri si sekretar i përgjithshëm i qeverisë ka lidhur privatisht kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha. Konkretisht ai akuzohet se ka dëmtuar mbi një milion euro buxhetin e shtetit.
Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zeqiri ka përfituar në mënyrë të paligjshme mjete në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (mbi 1.4 milion euro), vlerë për të cilën e ka dëmtuar buxhetin e shtetit.
Duke marrë parasysh rrethanat, ndaj të akuzuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak.