LajmeMaqedoni

BE, nismë për bashkëpunim pushtet-opozitë

Një kornizë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Kuvendit për eurointegrimet pritet të definohet në takimin e liderëve të hënën, me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane. Nga kabineti i zv/kryeministrit Bojan Mariçiq nuk zbardhin se cilat do të jenë çështjet që ata do të propozojnë të përfshihen në kornizë por thonë se bashkëpunimi me opozitën është i rëndësishëm.

“Definimi i rolit të Kuvendit në negociatat e anëtarësimit në bazën e një akti të koordinuar e parashikuam që para krijimit të strukturës negociuese, sepse aktiviteti I ligjvënësit dhe trupave të tij, para së gjithash Komisionit për çështje evropiane dhe Këshillit nacional për integrime evropiane, do të jenë kyç në procesin e eurointegrimit. Aktiviteti i Kuvendit padyshim që do të varet nga roli i opozitës si pjesë e Kuvendit, përfshirë edhe potencialin e partive politike me të cilin ata do të duan të kontribuojnë në përshpejtimin e procesit të negociatave”, thanë nga Sekretariati për Çështje Evropiane

VMRO-DPMNE-ja mendon se nisma për koordinim pozitë-opozitë është e vonuar.

“Po, mirë i formulojnë propozimet e tyre por gjithmonë janë të vonuara, për fat të keq. Ashtu edhe këtë herë. Ata duhet të ofronin bashkëpunim me opozitën në këtë shtet kur ishin në negociata dhe kur u pranuan ato kushte të propozimit francez të cilat në Kuvend i shtynë si një raport me konkluzione. Mendoj se para se ai propozim të vinte në Kuvend duhet të ishin kujtuar në ndonjë kornizë në të cilën do të ishte përfshirë dhe opozita. Gjithmonë në vendime kyçe shtetërore e kanë shmangur opozitën dhe vetë i kanë marrë vendimet”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Por, LSDM-ja shpreson në mbështetje dhe në arritjen e konsensusit.

“Presim mbështetjen e opozitës sepse është e nevojshme që një pjesë të madhe të vendimeve t’i miratojmë me konsensus. Kjo d.m.th. që edhe opozita sa më parë duhet të japë kontribut në gjithë këtë proces dhe ta shfrytëzojmë shembull pozitiv të Kroacisë ku negociatat e anëtarësimit i përfunduan për gjashtë vjet. Në Maqedoninë e Veriut bashkë mund të kontribuojmë që në këtë dekadë t’i përfundojmë negociatat dhe të bëhemi anëtare e plotë e BE-së”, deklaroi Darko Kaeski, LSDM.

Bashkëpunim mes gjithë aktorëve politik dhe konsensus mes pozitës dhe opozitës kërkoi edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button