LajmeSport

Reprezentuesit e Maqedonisë së Veriut nisen drejt Bullgarisë

Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë nisur sot drejt Bullgarisë për ndeshjen e parë të edicionit të ri Ligës së Kombeve.

Ekspedita e Maqedonisë do të jetë e vendosur në Razgrad të shtetit bullgar, aty edhe ku do të zhvillohet ndeshja me Bullgarinë.

Përfaqësuesja e vendit nesër do të ketë stërvitjen zyrtare në stadiumin Huvefarm arena, ndërsa seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe Enis Bardhi do të paraqiten edhe në konferencën për shtyp.

Ndeshja ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut luhet me 2 qershor, nga ora 18:00. /SHENJA/

Show More

Related Articles

Back to top button