Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është momenti i fundit që kryeministri Kurti të reflektojë. Në të kundërtën Haradinaj ka thënë se “janë të detyruar ta ndërprejnë me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas mbledhjes me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së.
Ai ka bërë thirrje për qetësi pas zhvillimeve në veri të vendit.
“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.
Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse.
Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, shkruan Haradinaj.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/676934730464545