GostivarLajme

Ziberi: Shumica parlamentare ka nevojë imediate për zgjerim

Për të siguruar votat për ndryshimet kushtetuese, shumica aktuale parlamentare ka nevojë imediate për zgjerim, thotë Avokati i Popullit, Naser Ziberi. Ai në emisionin “Politica” në televizionin Globi tha se me këto numra shumica mund ta vendos në pikëpyetje vetë fuksionimin e Qeverisë.

“Qeveria, respektivisht shumica parlamentare ka nevojë imediate për zgjerim të bazës së vet, sepse ju e dini se në mënyrë permanente Parlamenti vuan nga mungesa kuorumit dhe kushtëzimet që mund të bëhen. Kur numri është skajshmërisht i limituar, kur shumica parlamentare numëron 61, 62, 63 vota, atëherë edhe një deputet mund ta shantazhojë marrjen e një vendimi nga shumica parlamentare, mandej të vendoset në pikëpyetje edhe vetë Qeveria. Prandaj them se shumica parlamentare ka nevojë për zgjerimin e bazës së vet, respektivisht rritjen e numrit të tyre”, deklaroi Naser Zibei, Avokat i Popullit.

Duke folur mbi ndryshimet kushtetuese, Ziberi nënvizoi se VMRO-DPMNE ka ndryshuar nga qendrimet fillestare dhe pse nuk beson në gatishmëri nga kjo parti që të debllokohet procesi i ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se sipas informacioneve që posedon, ndryshimi i qendrimeve të opozitës maqedonase vjen nga presioni i partive politike të djathta evropiane ku anëtare është edhe vetë VMRO-DPMNE e Histijan Mickoskit.

“Personalisht dyshoj se partia më e madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE do të shpreh ndonjë gatishmëri që të debllokohet procesi i ndryshimeve kushtetuese. Kuptohet se qendrimi i tyre rigid në periudhën e kaluar, ka filluar që të ndryshojë, kanë deklarata më të transformuara, më të modifikuara dhe nga informacionet e mija, flasin se vijnë si rezultat i presionit që i bëhet kësaj partie nga partitë europiane të spektrit të djathtë në të cilat VMRO-DPMNE është anëtare. Pra, partitë politike të këtij spektri që janë dominuese në Parlamentin Evropian, që do të thotë e tonifiokjnë politikën e BE-së, janë jetësisht që Maqedonia t’i bëjnë ndryshimet kushtetuese dhe me këtë të debllokohet procesi i anëtarësimit, respektivisht të vazhdojë pas procesit të skrinimit edhe procesi i negocijimit. Në të kundërtën, vendim i fundit i Këshillit të Ministrave të BE-së është që Maqedoni i hap negociatat me kusht, pra që nënkupton të bën ndryshimet kushtetuese dhe kominiteti bullgar të futet në Premabulën e Kushtetutës së vendit tonë”, deklaroi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Ai pret që edhe faktori ndërkombëtarë të jap kontributin e vet për sigurimin e votave të nevojshme në Kuvend për ndryshimet kushtetuese.

“Unë shpresojë se komuniteti ndërkombëtarë do ta bënë detyrën e vet dhe më në fund do të vijë deri te debllokimi i procesit, respektiisht sigurimi i 2/3 të votave. Kuptohet që ata si parti politike nuk e kanë lehtë menjëherë të tërhiqen nga që qendrimi i tyre dhe prandaj deklaratat se do të kërkojmë garanca, se nuk duhet të ketë kushte plotësuese, se në vazhdim nuk do të pengohemi, mund të jenë edhe të arsyeshme dhe janë në favor të një sigurimi të një procesi i cili në të ardhemn nuk do të cenohet dhe rrezikohet”, deklaroi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Ziberi tha se kërkesa e partive shqiptare për 20 përqindshin nuk është shantazh, por një e drejtë legjitime. Thekson se mund të diskutohet a është koha e duhur për imponimin e kësaj çështje që ajo mos të shndërrohet në pengesë pët ndryshimet kushtetuese, pasi ato janë të domosdoshme për të vazhduar negociatat vendi ynë për anëtarësimi në BE. Pastaj, ai dyshon se partitë politike maqedonase kanë gatishmëri për t’i pranuar këto ndryshime, në veçanti VMRO-DPMNE.

Ndryshe, të hënë kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka ftuar në takim kooridues liderët e partive politike ku ndër të tjera pritet të bisedohet edhe për ndryshimet kushtetuese. Deri më tani ftesës së tij pozitivisht i është përgjigjur BDI, Alternativa dhe ASH, kurse Mickoski tha se sot ose nesër do të përgjigjen nëse do të marrin pjesë ose jo.

Show More

Related Articles

Back to top button