LajmeRajon

Zgjedhjet vendore/ Balla: Në 14 maj do votohet në 61 bashki, s’ka ndryshim për ndarjen territoriale

Në 14 maj 2023 kur do të mbahen edhe zgjedhjet vendore, votimet do të bëhen në 61 bashkitë e vendit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili në një dalje për mediat tha se nuk do të ketë ndryshim të hartës territoriale.

I pyetur për raportet e komisionit të posaçëm të reformës administrative territoriale, Balla tha se nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime ligjore.

“Komisionet e Posaçme ndryshojnë nga komisionet hetimore. Komisionet e posaçme votojnë projektligjet që burojnë nga puna e tyre. Në komisionin e posaçëm të reformës administrative territoriale nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative.

Raportet e tyre janë administruar si raporte të maxhorancës dhe opozitës dhe kjo është një çështjes e mbyllur. Nuk do ketë votim raportesh. Do kishte votim nëse do kishte amendamente në ligjin për reformën administrative territoriale. Nuk ka më kohë për këtë çështjes (negociata). Më 14 maj në Shqipëri do votohet në 61 bashki”, deklaroi Balla.

Show More

Related Articles

Back to top button