Borxhi i Komunës së Gostivarit ishte tema cila u bë publike nga këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët kerkuan një raport më të detajuar për harxhimet e shtuara të Komunës e të cilat po kontribuojnë rrjedhimisht ne rritjen e borxhit.
Komuna e Gostivarit fundin e tremujorit të tretë e përfundon me një borxh prej 7.812.000 euro, duke e rritur borxhin për mbi 300.000 euro vetëm për tre muaj.
Komuna e Gostivarit është renditur në vendin e 9-të sipas shumës së detyrimeve.
Vetëm borxhi i NPK “Komunalec” – Gostivar, arrin në në 3.300.000 euro.
NP për parkingje publike ka borxh prej 65.500 euro si dhe NP “Komunalec” – Gostivar ka fatura të papaguara në shumë prej 1.200.000 euro.
Ndërkohë Komuna e Tetovës deri në fund të muajit shtator ka raportuar detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 14.340.000 euro, dhe për tre muaj borxhi është rritur për rreth 240.000 euro.
Sipas shumës së brxhit, kjo komunë renditet në vendin e 4-të të lartë në listën e re të borxhlinjve të Ministrisë së Financave.
Ndonëse kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në zotimet e tij elektrorale tha se do të ketë mirëmenaxhim financiar dhe do të ulet borxhi i Komunës, shifrat flasin ndryshe!
NPK Tetovë ka raportuar fatura të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 5.400.000 euro, e poashtu borxh prej 378 mijë eurosh ka raportuar edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, por borxhe kanë edhe shkollat fillore dhe të mesme në kuadër të kësaj komune.
Spitali i Përgjithshëm i Tetovës ka detyrime të papaguara në vlerë prej 282.200 euro.
Kujtojmë se përveç komunës së Tetovës dhe Gostivarit në listën e borxhlinjëve është edhe komuna e Vrapçishtit, Ohrit, Dellçevës si dhe komuna të tjera.