LajmeMaqedoni

Eksporti rritet për 20.1 për qind, importi për 28.9 për qind

Shkup, 7 nëntor – Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën në janar-shtator të vitit 2022, është 6 157 257  mijë denarë dhe shënon rritje prej 20.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 8 999 335 mijë euro, që është 28.9 për qind  më shumë se një vit më parë. Deficiti tregtar, në periudhën janar-shtator të vitit 2022, arrin në 2 842 078 mijë euro. Mbulimi i importit me eksport, në janar- shtator të vitit 2022, është 68.4 për qind. Shkëmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjajshme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulëset nga nëngrupi dhe feronikeli. Në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe lëgurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë) dhe produkte keramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial. Në periudhën janar-shtator të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

Show More

Related Articles

Back to top button