LajmeRajon

Aksident i frikshëm në Greqi, nënë e bijë shpëtojnë për mrekulli

Nënë e bijë kanë shpëtuar për mrekulli në Greqi, pas një aksidenti të rëndë rrugor, kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga e u përplas në një shkëmb.

Mediet greke raportojnë se nënë e bijë mbetën të bllokuara në makinë prej disa orësh, me ekipet e shpëtimit bën të pamundurën për t’i nxjerrë nga makina shëndoshë e mirë.

Në operacionin e shpëtimit të dy të lënduarve morën pjesë 10 zjarrfikës dhe 3 mjete. Nënë e bij ndodhen aktualisht në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Autoritete përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al./

Show More

Related Articles

Back to top button