LajmeMaqedoni

Bujar Osmani në Sofje: Sot do ta hap çështjen për klubin maqedonas në Bllagoevgrad

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani qëndron për një vizitë pune dyditore në Sofje, gjatë së cilës janë planifikuar takime me homologun e tij bullgar Nikolaj Milkov, kryeministrin e Bullgarisë, Gallab Donev, si dhe me liderët e partive kryesore të përfaqësuara në parlamentin e ri bullgar.

Osmani tha se këto takime janë përpjekje për të ruajtur dhe për ta përmirësuar atmosferën konstruktive mes të dyja vendeve, sidomos në muajt e fundit, dhe në këtë mënyrë të parandalohet, siç shtoi, agjenda e atyre që duan të prishin marrëdhëniet.

Osmani mori pjesë edhe në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Iniciativës për Evropën Qendrore, nikoqiri i së cilës këtë vit ishte Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Milkov, në kuadër të kryesimit bullgar me këtë iniciativë.

Show More

Related Articles

Back to top button