LajmeRajon

Kurti pretendon se Krasniqi e Abdixhiku thanë të pavërteta: Përkundazi, ishte diskutim i hapur dhe serioz, ai e llogarit të mirë takimin

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me liderët opozitarë, raporton Periskopi.

Përkundër Krasniqit e Abdixhikut që theksuan se Kurti nuk ju tregoi asgjë të re për situatën, përpos atyre që i ka kumptuar publikisht e para mediave, kryeministri thekson se ishte përkundrazi.

‘’Unë do t’i ftoj rregullisht sa herë  mundemi e ka nevojë. Është në dorën e tyre të vijnë ose jo por nuk është e vërtetë se në këtë takim kanë qenë sikur takimet që zhvillohen publikisht para mediave. Përkundazi ka qenë diskutim i hapur dhe serioz. Kemi biseduar edhe për procesin e bisedimeve në Bruksel, dialogun, idetë, opsionet, modelet me të cilën testohen palët dhe përpiqen faktorët ndërkombëtarë për marrëveshje finale.

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku pas takimit tha se  nuk pamë plan konkret për të dalë nga kjo situatë.

Në këtë takim nuk kuptuam diçka më të re se sa deklarimet publike dhe nuk pamë plan konkret për çështjen e krijuar në veri të vendit e as ndonjë lëvizje e gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.

Koordinim me ta është zgjidhja e vetme adekuate në gjendjen e  tanishme që është Kosova. Nuk duhet të bijmë pre e destabilizimit të vendit.

Qeveria e Kosovës do të ketë mbështetjen për aq kohë sa bën koordinim në këtë drejtim dhe as kohë sa ka plan konkret për sigurinë në vend. Kërkojmë koordinim të plotë me aleatët’’.

Një qeveri që i sjell Kosovës të zgjedhë mes ligjshmërisë dhe aleatëve të vet, i kërkon popullit të vet, ka bërë që në fillim gabim. Kërkojmë që të sigurojë edhe ligjshmërinë edhe aleatët e vet. Sot është akt patriotik të kërkohet koordinimi me SHBA’në.

I kërkuam kryeministrit mos ta bëjë çështjen me Serbinë të brendshme. Biseduam edhe për konceptet e marrëveshjes, por temë tani është situata në veri.

Ndërsa, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e di se çfarë rruge është duke ndjekur lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Krasniqi pas takimit që pati me Kurtin dhe liderët e partive opozitare thotë se dëgjuan gjatë Kurtin dhe diskutuan por pa një zgjidhje të qartë.

“S’kemi përgjigje këto kanë qenë disa nga negociatat për gatishmërinë për të diskutuar dhe mundësinë për t’ju ndihmuat. Sot dalë nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe Qeveria e dinë se në çfarë rruge po shkojnë për të ruajtur integritetin e Kosovës”, tha Krasniqi.

“Erdhëm për të dëgjuar kryeministrin diskutuan gjerë e gjatë dhe si do ta dalim suksesshëm nga kjo rrugë” u shpreh Krasniqi./PERISKOPI/

Show More

Related Articles

Back to top button