Për herë të parë që nga njohja e pavarësisë së Kosovës me 26 shkurt 2008, Polonia ka vendosur të ketë përfaqi diplomatike në Republikën e Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Polonisë ka lidhur marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Kosovës në formë të shkëmbimit të notave për vendosjen e marrëdhënieve konsullore.
“Marrëveshja zbaton Rezolutën nr. 184/2022 të Këshillit të Ministrave (Polonisë) të datës 5 shtator 2022 për vendosjen e marrëdhënieve konsullore ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Kosovës”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë.
Aty sqarohet se Polonia ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës me rezolutën e Këshillit të Ministrave të datës 26 shkurt 2008, por e njëjta është përmbajtur në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore.