Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se afera e Durrësit është shumëfish më e madhe se ajo e djegësave.
Berisha tha se tani fjalën e kanë qytetarët, të cilët do të shprehin mllefin dhe urrejtjen e tyre ndaj regjimit më 12 nëntor.
“Afera e djegësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e aferës shumë miliardëshe të Portit të Durësit.
Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë.
Por për çdo aferë, ai do përballet me drejtësinë, veçanërisht me kalimin e ligjit për parashkrimin.
Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata.
Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm.
U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë,” tha Berisha.
© SYRI.net