LajmeMaqedoni

Orce Kamçev del nga burgu

Biznesmeni Orce Kamçev para disa ditësh ka dal nga burgu, pasi që ka përfunduar vuajtjen e dënimit.

Ai ka vuajtur një vit burg për rastin “Perandoria” dhe një vit për “Trollet në “Vodno”.

Kështu që tani, në vend të dy vitesh, biznesmeni kishte marrë një dënim të përbashkët, i cili ishte ulur me katër muaj, pra duhet të vuajë gjithsej një vit e tetë muaj. Por këtë ai ka plotësuar duke përmbledh edhe paraburgimin shtëpiak, duke dal i lirë më në fund.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Penale, nga ku kanë sqaruar se ka qenë një procedurë e rregullt, pas së cilës është vendosur që dënimi i tij total të ulet me 4 muaj. Për këtë kërkesë të biznesmenit Prokuroria nuk ka bërë ankim.

Show More

Related Articles

Back to top button