LajmeMaqedoni

Dujovski: Qëllimi i denoncimeve për bomba është të krijohet frikë dhe panik te popullata

“Qëllimi i denoncimeve të rrejshme për bomba në shkollat e mesme është të krijohet panik dhe frikë në mesin e popullatës dhe rastësisht zgjidhen shkollat”.

Kështu vlerëson dekani i Fakultetit të Sigurisë në Shkup, Nikolla Dujovski. Ai thotë se ky trend ka filluar para disa muajve në Serbi, më pas edhe në Mal të Zi.

“Ky trend ka nisur disa muaj më parë, fillimisht në Serbi, Beograd, Novi Sad, pastaj Sarajevë. Këtu është tani edhe te ne. Po, është pjesë e kërcënimeve që për momentin mbeten vetëm në fazën e mesazheve të dërguara gabimisht, por policia ka përgjegjësi dhe është mirë që vepron në atë mënyrë”.

“Fëmijët, mësuesit dhe të gjithë të pranishmit në shkolla duhet të evakuohen menjëherë dhe të dërgohen në siguri dhe policia të hetojë çdo raportim për bombë ose ndonjë kërcënim”.

“Është duke u bërë dhe do të bëhet në periudhën e ardhshme. Ministria e Punëve të Brendshme po i ndërton kapacitetet që të mund t’u përgjigjen kërcënimeve të tilla, të përgjojnë mesazhe të tilla, t’i analizojnë dhe thjesht t’i parandalojnë”, tha profesor Dujovski në programin e mëngjesit të televizionit maqedonas.

Synimet e personave që dërgojnë këto mesazhe, thekson dekani i Fakultetit të Sigurisë, për të shkaktuar frikë dhe panik te popullata janë më se evidente.

Show More

Related Articles

Back to top button