LajmeMaqedoni

NUREDINI: E ardhmja e rajonit qëndron në arritjen e pavarësisë më të madhe energjetike dhe drejtimin e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në margjinat e Samitit të klimës, COP 27, zhvilloi takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Burimet e Energjisë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Geoffrey Pyatt, drejtoreshën e Bankës Amerikane EXIM Reta Jo Lewis dhe ministrin e Energjisë të Rumanisë, Virgil Daniel Popescu.

Në takim u diskutua për çështjet aktuale rajonale të energjisë, planet për vendosjen e qasjes rajonale dhe arritjen e pavarësisë më të madhe energjetike. Në këtë drejtim u theksua nevoja për mbështetje paralele dhe drejtim të investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë. Ministri i Rumanisë Popescu na informoi për projektin për reaktorin e vogël modular bërthamor që po ndërtohet në Rumani.

Show More

Related Articles

Back to top button