LajmeMaqedoni

Zaev: Nacionalizmi mund ta shkatërrojë vendin nga brenda

Nacionalizmi mund të shkatërrojë vendin tim nga brenda, por gjithashtu mund të dëmtojë marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë, sepse provokimet dhe retorika nacionaliste mund t’u japin kryeministrave të Greqisë dhe Bullgarisë arsye të mjaftueshme për të marrë masa kundër nesh për të mbrojtur dinjitetin dhe krenarinë e tyre, thotë Ish-kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për ANTEREC – Rrjeti Akademik për Mbështetjen e Politikës së BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, përcjell PRESSonline.mk

Ai thekson se nacionalizmi nuk kontribuon në ndërtimin e miqësive, nuk inkurajon marrëdhëniet dhe nuk siguron një të ardhme të begatë.
Sa i përket nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Zaev thotë se “me Aleksis Cipras nuk do të pendohemi kurrë për kompromiset që bëmë”.

“Qytetarët nga të dyja palët e dinë se jo vetëm “mosmarrëveshja dhjetëvjeçare” ka gjetur një zgjidhje përfundimtare, por ka hapur rrugën edhe për një partneritet strategjik mes dy vendeve. Marrëveshja ofron një kornizë të tërë që mundëson bashkëpunim në të ardhmen”, thotë Zaev në intervistë, përcjell PRESSonline.mk

Show More

Related Articles

Back to top button