LajmeRajon

Situata në Kosovë, Borell takon nesër Kurtin e Vuçiqin në takime të ndara në Paris

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të takoj nesër në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiqin do t’i zhvilloj në Paris në kuadër të Forumit për Paqe.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një postim në Twitter.

“Për të vazhduar përpjekjet e BE-së për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën në de-përshkallëzimin, zbutjen e tensioneve aktuale dhe avancimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara  kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Stano.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk