LajmeRajon

9 zyrtarë të nacionalitetit serb dhe dy boshnjakë dorëhiqen nga Dogana e Kosovës

Ka vazhduar edhe sot largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës. 11 pjesëtarë nga komuniteti serb janë larguar sot nga Dogana e Kosovës.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se jo të gjithë të dorëhequrit kanë qenë doganierë, por kanë punuar për doganën.

“Po janë larguar 11 pjesëtarë. Jo të gjithë kanë qenë doganierë, por kanë punuar për Doganën. Bëhet fjalë për nëntë serbë dhe dy boshnjakë”, ka thënë Stavilevci për Reporteri.net.

Më 5 nëntor, Lista Serbe mori vendim për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës. Ata po kërkojnë nisjen e bisedimeve për themelimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targa.

Kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme në një deklarim për media u ka bërë thirrje serbëve që të mos bojkotojnë institucionet e vendit duke shtuar se Qeveria që ai drejton synon vetëm zbatimin e sundimit të ligjit. /Reporteri.net

Show More

Related Articles

Back to top button