LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE: Tronditje e re e çmimeve, pse Qeveria nuk i vazhdoi masat?

Nga VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese kanë reaguar ndaj Qeverisë në lidhje me krizën ekonomike në vend, përcjell TV21. Kjo parti opozitare kërkon nga ekzekutivi që të vazhdohet masa 0% TVSH ndaj produkteve bazë të ushqimit deri në dhjetor të vitit 2022.

“Prej sot qytetarët po përballen me një tronditje të re të çmimeve. Nga sot, çmimet e produkteve ushqimore bazë janë shtrenjtuar për shkak se qeveria nuk e ka zgjatur afatin e vendimit për TVSH 0% për produktet ushqimore bazë në një kohë të rritjes së madhe të çmimeve dhe inflacionit dyshifror. Edhe pse, norma jonë e inflacionit është një nga më të lartat në Evropë. Populli është i uritur ndërsa qeveria nuk ka asnjë ide dhe plan se çfarë të bëjë. Pagat janë zhvlerësuar plotësisht. Ajo që mund të blihej për një muaj me një rrogë, tani nuk mund të mbulohet as me dy rroga”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button