Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot njoftoi se kryetari i organizatës sindikale të “Ujësjellës dhe Kanalizime” Stojançe Kashinski është shkarkuar nga u.d. drejtori i ndërmarrjes Marjançe Mitovski.
Nga LSM, këtë veprim të u.d. drejtor e vlerëson si në kundërshtim me ligjin dhe kontratën kolektive.
“Sipas ligjit dhe marrëveshjes kolektive, kryetari i sindikatës nuk mund të shkarkohet, sidomos për shkak se për momentin po zhvillohet një procedurë greve dhe ky lloj presioni është mesazh që punëtorët t’i binden Mitovskit, i cili tashm ka dërguar mesazhe kërcënuese për të gjithë punëtorët që tani po realizohen edhe përkundër paralajmërimit nga Sindikata e SUTKOZ pranë LSM, që ishte një nga kërkesat kryesore për shkarkimin e ushtruesit të detyrës, thuhet në kumtesën e LSM-së.
Ata kërkojnë nga LSM seancë urgjente të Bordit Drejtues, i cili si autoritet dytësor në ndërmarrje është kompetent për të vendosur për kundërshtimet dhe ankesat dhe për të anuluar vendimin për shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerje të marrëdhënies së punës. Ata kërkojnë nga Bordi Drejtues të përcaktojë pse Mitovski nuk i zbaton vendimet e tyre.