LajmeSport

Ronaldo ende mendon se dera e PSG-së është e hapur për të

Sipas gazetës ‘Marca’ Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Anglia për t’u transferuar në Francë.

Pas dështimit për të lënë përshtypje tek menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ Ten Haag, sulmuesi portugez tashmë është duke menduar aventurën e radhës në karrierën e tij të bujshme.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit po e mendon largimin nga ‘Old Traffordi’, dhe ai e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit te PSG-ja.

Ronaldo do të jetë pjesë e Portugalisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ku ai pritet të luajë në stadiumin e PSG-së.

“E shoh vetën duke luajtur në ‘Parc des Princes’, para  50 mijë tifozëve portugez. Do të ishte fantastike”, tha 37-vjeçari.

Show More

Related Articles

Back to top button