LajmeRajon

QEVERIA JEP DETAJE PËR TAKIMIN E KURTIT ME BORRELL DHE LAJÇAK, KËTO DY TEMA PJESË E DISKUTIMIT

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin që kryeministri Kurti ka pasur sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Në takimin i cili është zhvilluar në Paris, ku palët po marrin pjesë në Forumin e Paqes, sipas Qeverisë është diskutuar për zhvillimet e fundit që lidhen me zbatimin e vendimit për targa, dhe propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

“Dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit.

Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Borrell dhe Lajçak gjatë ditës së sotme pritet të kenë takim edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk