LajmeRajon

Prej 11 udhëheqësve të sektorëve në Tetovë vetëm 1 është grua, Kasami i premtoi 6 në fushatë

Një nga premtimet parazgjedhore të kryetarit aktual të komunës së Tetovës ishte se në fushën e barazisë mes burrave dhe grave do të angazhohet që në udhëheqjen e sektorëve 6 nga 11 të emërohen gra, por sot që ka kaluar një vit që kur ai është në këtë funksion, vetëm një sektor në komunë udhëhiqet nga një grua, shkruan Portalb.mk.

I pyetur me 14 tetor të vitit të kaluar se sa prej 11 sektorëve do të udhëhiqen nga gratë nëse ai do vinte në krye të komunës Kasami në #DebatPërmine deklaroi kështu:

“Shumica do të jenë gra, 6 nga 11.”

Ky premtim mbetet i parealizuar.

Pyetëm Kasamin se përse nuk e ka mbajtur këtë premtim, kështu u përgjigj ai:

“Udhëheqëse e sektorit juridik është grua. Për momentin është një, por në të ardhmen sigurisht do të ketë edhe më shumë“.

Komuna e Tetovës ka gjithsej dhjetë sektorë ndërsa së bashku me njësinë territoriale kundër zjarrit janë njëmbëdhjetë.

Ndërkaq emrat e udhëheqësve aktual të sektorëve, ku siç mësojmë disa prej tyre janë ushtrues detyre, mungojnë në ueb- faqen e komunës.

Përndryshe, partitë politike në fushatat e tyre zgjedhore premtojnë avancimin e barazisë gjinore, por në praktikë rrallë bëjnë përpjekje të dukshme për realizimin e premtimeve të tilla. Rezultat konkret është mungesa e grave në kuvend, në postet e ministrave, zëvendës-ministravekryetarëve të komunave dhe shumë të tjera.

Barazia gjinore në Maqedoninë e Veriut garantohet edhe me Kushtetutë. Ndërkaq raporti i fundit i Komisionit Evropian, listoi një sërë kritikash për vendin në këtë fushë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button