Policia në Tiranë është parë me maska kundër gaz pak orë para fillimit të protestës së 12 nëntorit, ndërsa dyert e kryeministrisë janë blinduar.
Në shenjat e qarkullimit rrugor, protestuesit kanë vendosur fotografi të Edi Ramës.
Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.
Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme. /Euronews/