LajmeRajon

Vdekja e Bujar Nishanit, nisin sot homazhet, ceremonia në Presidencë

Mbahen sot homazhe në nderim të ish-presidentit të ndarë nga jeta Bujar Nishani. Homazhet zhvillohen në institucionin e Presidencës së Republikës së Shqipërisë, atje ku është vendosur dhe trupi i pajetë i mbërritur në atdhe nga Gjermania mbrëmjen e djeshme.

Sipas protokollit të ceremonisë, sot do të jenë familjarët që do të presin vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq e dashamirës, ndërsa nesër në orën 10:00-12:00 do të mbahen homazhet zyrtare, sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

I shoqëruar më pas nga kortezhi mortor, Nishani do të përcillet për në banesën e fundit. Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, pas një beteje disamujore me Covid-19./A2Cnn

Show More

Related Articles

Back to top button